Kosova humbet sërish në miqësore, këtë herë përballë ekipit të Senegalit në ndeshjen e zhvilluar në Zvicër. Shqiptarët nga Kosova që jetojnë në Zvicër krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme duke shpalosur një flamur gjigant para ndeshjes.
Por, as 15 mijë mbështetësit në stadium nuk arritën që të n ndihmonin Kosovën që të shmangte humbjen me rezultatin 3-1. Kosova e nisi mirë ndeshjen dukë shënuar në minutën e 25 me Albert Bunjakun, i cili përfitoi nga një top i kthyer nga senegalezët duke dërguar sferën në rrjetë.
Nuk ishte e thënë që pjesa e parë të mbyllej me fitoren e përfaqësueses më të re në botë, pasi në minutën e 41 erdhi përgjigja e Niasses. Në pjesën e dytë me një goditje precize Niasse në të 49' mposhti Kushtrim Mushicën duke plotësuar dopietën.
Një minutë më pas duke përfituar nga pakujdesia dhe përgjumja e kosovarëve, Sakho realizoi golin e tretë. Në minutat në vazhdim deri në fund të sfidës, Kosova tentoi disa herë që të ngushtonte diferencën dhe me shpresën se mund të shmangte humbjen, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com