Senida Mesi: Hapja e pikës së re kufitare me Malin e Zi në korrik, 7 projektet për Shkodrën

Senida Mesi: Hapja e pikës së re kufitare me Malin e Zi në korrik, 7 projektet për Shkodrën

Senida Mesi

Zëvendës Kryeministrja Senida Mesi u shpreh sot gjatë fjalës në Kuvend se hapja e pikës së re doganore me Malin e Zi do ta kthejë Zogajn në një lagje të qytetit dhe Liqenin e Shkodrës në një aktraksion turistik dhe qendër të zhvillimit ekonomik rajonal.

"Kjo pike kufitare është dakordësuar te hapet ne mbledhjen e 2 qeverive ne Shkoder kete Korrik, duke i dhene 2 vendeve tona mundësitë për fuqizimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit fitimprurës të dyanshëm dhe afatgjatë, duke krijuar kushte optimale për zhvillimin e këtij bashkëpunimi përmes lehtësimit të qarkullimit në kufirin e përbashkët shtetëror", tha Mesi.

Zëvendës Kryeministrja bëri me dije se pika e përbashkët e kalimit kufitar do të ndërtohet në territorin e Shqipërisë dhe do te kete nje rikonstruksion të rrugës qe fillon ne Ostros ne Mal te Zi–Shirokë-Shkodër. Kalimi i përbashkët do të jetë me një ndalesë, duke thjeshtuar procedurat kufitare.

Mesi sqaroi gjithashtu se kjo pikë do të jetë e hapur 24 orë në ditë për qarkullim ndërkombëtar rrugor dhe qarkullim të personave në Liqenin e Shkodrës, me qëllim lehtësimin e lëvizjes në zonat afër Bashkisë Shkodër dhe zonave të malësisë së Krajës, Komuna e Tivarit, Bar, Virpazar – Mali i Zi në kufirin tokësor dhe liqenor.

Njëkohësisht Mesi nënvizoi rëndësinë e hapjes së kësaj pike në shfrytëzimin e vlerave turistike të liqenit dhe gjithë Shkodrës si dhe në rritjen e shkëmbimeve mes dy vendeve.

"Ky projektligj propozohet ne linje dhe me konceptin e “100 fshatrave”, Ku Zogaj si nje fshat me atraksion turistik, e njohur per vetite kuruese te bimeve medicinale dhe “artit” te peshkimit, pika doganore i jep nje vlere e shtuar dhe nje vemendje me te madhe", tha Mesi.

Në fjalën e saj Zëvendës Kryeministrja listoi një sërë projektesh të tjera që do t'i japin zhvillim Shkodrës mes të cilave:

Velipoja si qytezë turistike bregdetare
Rruga e Velipojës: harku Bërdicë – fshati Baks 18 km – qe eshte ne perfundim
Projekti; Rruga Velipojë – Shëngjin- ku po miratohet projekti teknik me vlerë 10 mln Euro
Lidhja ndërkufitare Velipojë/Pulaj – Ulqin ku për 20 minuta me rrugë të re dhe përmirësim te lumit Buna, qe do të bëhet me fondet e bashkëpunimit ndërkufitar me vlerë 5 mln Euro
Sistemimi i Bregut perëndimor të liqenit (Ura e Bunës - Shirokë) qe ka filluar te zbatohet nga FSHZH me fonde BE-BERZH ne vleren rreth 8 mln euro
Lidhja ndërkufitare Zogaj – Mal i Zi –projektligj qe po flasim sot, me fondet e bashkëpunimit ndërkufitar do kapin vlerë investimi prej 6 mln Euro.

Në fund të fjalës, Mesi u kujdes të jepte edhe një mesazh për opozitën: "Përmirësojmë çdo ditë me hapa konkretë jetën e çdo shqiptari. Kjo eshte politika jone. Po politika e opozites cila eshte?".


Lajmi kryesor:

Kuvendi/ Opozita bojkot, Xhafaj ulet në fund të sallës, zgjidhen dy anëtarët e rinj të KQZ


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki