Sensibilizim në muajin e kancerit 
të gjirit, rritet numri i ekzaminimeve
 

Sensibilizim në muajin e kancerit <br />të gjirit, rritet numri i ekzaminimeve<br /> 
Pranë Poliklinikës Qendrore të qytetit të Vlorës është rritur numri i vizitave për sëmundjet tumorale. Gjatë muajit tetor, muaj i sensibilizimit të kancerit të gjirit, kjo qendër ekzaminimi po pret çdo ditë e më shumë gra dhe vajza të cilat paraqiten për të bërë kontroll të gjirit.
 
Mjekja onkologe pranë Poliklinikës Qëndrore të Vlorës, Margarita Jorgji, se përpos informimit rreth mundësive që ofron sistemi shëndetësor për diagnostikim të hershëm, vajzat dhe gratë duhet të ndërgjegjësohen për vete ekzaminim.
 
Sipas saj shumica dërrmuese e rasteve me kancer gjiri ende kapen në stade të avancuara.
 
Kanceri i gjirit mbetet një sëmundje e rrezikshme, por ajo mund të shërohet vetëm nëse trajtohet në fazat e hershme të saj. Shqetësues mbetet fakti se përqindja e prekshmërisë së kësaj sëmundje sa vjen e rritet. Të parat në listën e prekshmërisë janë femrat e moshës 40-50 vjeçe, por tendenca është ulur në moshat 25 vjeçe.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024