Sensibilizimi për sindromin Down
Saimir Pirgu mbush sallën e TKOB

Sensibilizimi për sindromin Down<br />Saimir Pirgu mbush sallën e TKOB
TIRANE- Saimir Pirgu tenori shqiptar me famë botërore mbushi mbrëmë sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit, duke dhuruar emocione të papërsëritshme. Në muajin dedikuar "Ndërgjegjësimit për sindromën down", Saimir Pirgu performoi edhe në cilësinë e ambasadorit të posaçëm të kauzës për personat me sindromin down në Shqipëri.

Por, emocionet kulmuan me interpretimin në piano të 17-vjeçares kosovare me sindromë down Medina Surdulli.

Pas performancës tenori Saimir Pirgu u ndal tek kauza dhe mesazhi kryesor i organizimit të këtij eventi, sensibilizimit ndaj personave me sindrom down.

Në këtë koncert operistik, i cili ka ardhur në dirigjinimin e maestro Zhani Ciko dhe intrepretimin e orkestrës sinfonike të TKOB, u sollën për publikun e pranishëm pjesë nga kompozitorët më të mëdhenj si verdi, Mozarti , Pucini, etj; si dhe u interpretuan edhe pjesë nga repertori shqiptar si "E bukura Arbëri".

Ky event muzikor erdhi në kujdesin e veçantë të ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, i cili u shpreh kështu në fund të eventit.

Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë edhe figura të njohura të politikës si ambasadori i BE, Ettore Sequi, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, dhe personazhe të tjerë të fushave të ndryshme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie