Të fitosh një vend pune, duhet të jesh në radhë të parë i kualifikuar për pozicionin vakant. Këtë gjë na e tregon specialistja e Burimeve Njerëzore pranë kompanisë OSHEE-së, Sentiliana Barzezi, e cila pas studimeve në Çeki në Universitetin Anglo-Amerikan për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe studimeve master Menaxhim e Burimeve Njerëzore, na sjell eksperiencën e kualifikimeve dhe vlerësimeve që duhet të ndjekin të rinjt që kërkojnë një mundësi punësimi në Shqipëri.
Duke qenë në pozicionin e trajnimeve dhe vlerësimeve të performancës, si e keni parë ecurinë e të punësimit gjatë këtyre ditëve të Panairit të Punës?
Në fakt, në këtë panair janë hapur vende vakante për Inxhinier Elektrik dhe Elektriçist të mesëm, por ndërkohë iu kemi dhënë mundësinë edhe shumë të rinjëve me profile të tjera të aplikojnë për pozicione të ndryshme pune. Këto vende pune do të shpallen edhe onlain të cilat sipas pozicioneve janë shfaqur herë pas herë në ëebsaitin e kompanisë, ndërkohë pozicionet e tjera të aplikuara do të regjistrohen në database e kompanisë dhe në momentin që do të krijohen vendet vakante do të vlerësohen drejtimet arsimore me pozicionet e caktuara.
Si e keni parë situatën dhe orientimin e të rinjëve. Ka pasur fluks aplikimesh?
Sigurisht që ka pasur fluks, madje pjesa dërrmuese kanë qenë të rinj të cilët janë në fazat e të diplomuarit dhe janë të gatshëm për tu përballë me tregun e punës. por, ka pasur edhe persona mbi moshën 40 vjeçare, të cilët aktualisht janë të papunë për shkak të sistemit të ndjekur më parë në këtë profesion. Në këtë kontekst, ne iu kemi ofruar mundësinë të aplikojnë pasi kanë gjetur veten në vendet vakante që ka ofruar kompania OSHEE-së, të cilët kishin një eksperiencë të gjatë dhe praktika pune në këtë fushë.
Mosha është një kriter kryesor?
Ata që kanë një eksperiencë të gjatë në fushën elektrike janë shumë të domosdoshëm për disa vende vakante, pavarësisht moshës. Edhe pse strategjia e kompanisë është të orientoj të rinjt drejt këtij profesioni, ne iu kemi dhënë mundësinë të gjithëve për të aplikuar dhe pse jo për të siguruar një vend pune të sigurt për një të ardhme të mirë.
Duke ditur që jeni specialiste e vlerësimit pranë OSHEE-së, si do të operohet pas aplikimeve që janë bërë gjatë Panairit të Punës?
Departamenti i Burimeve Njerëzore, sektori i Karrierës do të regjistroj të gjithë aplikimet onlain dhe do të bëhet një kualifikim sipas profilit që ata përshtaten. Në momentin e parë, kush është më i përshtatshëm me përshkrimin e punës që kemi me pozicionin e kërkuar do i nënshtrohen selektimit, njoftimit dhe me një konkurs të dytë apo me një intervistë të drejtpërdrejtë dhe selektimi final i aplikantëve.
Si bëhet përzgjedhja e aplikantëve, pasi duket se konkurrenca është e fortë përsa i përket vendeve vakante që ju keni shpallur?
Divizioni i Shpërndarjes, ku iniciatorët janë drejtorët e planifikimit, të HEC-eve, etj. Pra, sipas profilit do të jenë edhe drejtuesit që merren drejtpërdrejt me intervistat finale.
Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com (print) dt 7 Maj 2015
Redaksia Online
d.b/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com