/ATSH-AFP/ - Separatistët prorusë konfirmuan sot se kanë nisur tërheqjen e artilerisë së rëndë, tankeve nga vija kufitare si një veprim që synon konsolidimin e marrëveshjes së armëpushimit në Lindjen rebele të Ukrainës, konflikt i cili shkaktoi më shumë se 8 mijë të vdekur në shtatëmbëdhjetë muaj.
"Artileria e rëndë po ndërmerr dislokimin drejt një zonë të re zhvendosjeje rreth 15 kilometra larg vijës së frontit", njoftoi agjencia zyrtare e republikës separatiste të Lougansk-it.
Tërheqja e tankeve dhe mjeteve të artilerisë së kalibrit më të ulët në 100 milimetra në një zonë rreth 15 kilometra nga të dy anët e vijës së frontit u njoftua këtë javë nga të dyja palët.
Nuk ishte menjëherë e mundshme konfirmimi i këtij informacioni nga burime të pavarura.
Rebelët e republikës separatiste fqinje në Donetsk nga ana e tyre njoftuan dje se po përgatisnin terrene ushtarake për kryerjen e tërheqjes së artilerisë së lehtë.