Separatisti katalonas Puigdemont shmang arrestimin pas rikthimit 'kaotik' në Spanjë

Separatisti katalonas Puigdemont shmang arrestimin pas rikthimit 'kaotik' në Spanjë

Separatisti katalonas Carles Puigdemont

Ish-lideri separatist i Katalonjës, Carles Puigdemont, u rikthye në Spanjë të enjten pas shtatë vjetëve në mërgim, dhe mori pjesë në një tubim në Barcelonë, duke e shtyrë policinë spanjolle ta nisë një kërkim të madh për kapjen e tij.

Me gjithë praninë e madhe policore, Puigdemont foli para mijëra ndjekësve të vet në kryeqytetin katalonas në afërsi të Parlamentit katalonas, duke u thënë atyre se synon ta ringjallë përpjekjen për pavarësi, e cila e kishte zhytur Spanjën në krizë politike më 2017.

“Ata mendonin se do ta festonin arrestimin tim dhe mendonin se ky ndëshkim do të na dekurajonte neve dhe juve. Epo, gabuan”, tha ai.

Pasi e përfundoi fjalimin, Puigdemont doli mbrapa skenës, dhe policia e mediat nuk ishin në gjendje ta gjenin vendndodhjen e tij më.

Një person me altoparlant i bëri thirrje turmës ta shoqëronte Puigdemontin në një marsh drejt Parlamentit të Katalonjës. Por, derisa zyrtarë të lartë të partisë Junts së Puigdemontit dhe anëtarë të partisë së moderuar separatiste, Esquerra Republicana de Catalunya, marshuan drejt ndërtesës parlamentare, Puigdemonti u fut në një veturë të bardhë policore, e cila i takonte një zyrtar të policisë rajonale, tha një burgim i Qeverisë katalonase.

Rrëmujë në trafik

Kërkimi për liderin separatist shkaktoi rrëmujë në trafik në Barcelonë dhe në afërsi të kufirit me Francën, pasi policia vendosi postblloqe dhe i kontrolloi veturat.

Kërkimi për Puigdemontin u anulua më vonë, tha një zëdhënës i Mossos, policisë katalonase, pa shpjeguar pse.

Disa mbështetës të Puigdemontit u përleshën me policinë në përpjekje për ta thyer kordonin që rrethonte një park ku ndodhet ndërtesa e Parlamentit. Policia përdori shkopinj dhe sprej për t’i frenuar protestuesit.

Puigdemont, 61 vjeç, iku në Belgjikë para shtatë vjetëve, pas përpjekjes së dështuar për ndarjen e Katalonjës nga Spanja. Ai ka jetuar në Belgjikë prej atëherë.

Në Katalonjë, më 1 tetor të vitit 2017, u mbajt një referendum, në të cilin shumica e atyre që morën pjesë, votuan për pavarësi nga Spanja.

Parlamenti në Barcelonë më pas e e shpalli rajonin autonom republikë të pavarur.

Megjithatë, në referendum pjesëmarrja ka qenë e ulët dhe ai është shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.

Qeveria qendrore në Madrid ka shtrirë qeverisjen në rajon dhe disa udhëheqës katalanas kanë ikur nga vendi ose janë ndaluar./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'