Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Sep Blater dëshiron që të gjendet një zgjidhje alternative për t’u përcaktuar fituesi i ndeshjes në rastet kur ndeshjet edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta mbyllen me rezultat të barabartë.

Blater e ka lutur ish-futbollistin e kombëtares gjermane, Franc Bekenbauer që të gjejë një zëvendësim për penalltitë në rastet kur nuk ka fitues në ndeshjet e futbollit as pas kohëve shtesë. Bekenbauer është presidenti i Grupit punues të FIFA-s, i cili është përgjegjës për ndryshimin e rregullave në mënyrë që të rrisë atraktivitetin e lojës dhe kontrollimin më të mirë të ndeshjeve.

Gjatë Kongresit të FIFA-s në Budapest, Blater ka thënë se futbolli po e humb bukurinë e sportit kolektiv, në rastet kur ndeshjet përcaktohen me penallti. Ai ka nënvizuar se pasioni dhe drama në futboll mund të shndërrohen në tragjedi në penallti. (rb/shqiptarja.com)