TIRANË – Gur–gur bëhet urë! Me të tillë proverb shqiptar të personalizuar, e ka mbyllur Ambasadori i BE-së, Sequi, prezantimin e Raportit të Progresit të Shqipërisë në Tiranë, para gazetarëve.

Në fund të konferencës për shtyp, i pyetur sesi do t’i përmblidhte ai tërë përpjekjet që ka bërë Shqipëria për t’u integruar në Bashkimin Europian, Sequi tha me humor:

“Tani, më duhet t’ju mashtroj pak;  do të përdor një proverbë ose evoluimin e një proverb, që tregon evoluimin e gjërave që janë thënë deri më sot.

Unë besoj më shumë se kurrë, sidomos tani që jam në vitin tim të tetë në Shqipëri, që shqiptarët kanë një potencial të mrekullueshëm, mahnitës.

Unë e shoh këtë nga dita në ditë dhe bindem për këtë, por natyrisht që gjithçka varet nga ajo se si përdor energjitë. Proverba është: Gur – gur, bëhet urë! Tani, ju e kuptoni…” - përfundoi ambasadori.

Redaksia online
(armanda.shtëmbari/shqiptarja.com)