Sequi:Luftë korrupsionit, Naço:
Konfiskim pasurive të abuzuesve

Sequi:Luftë korrupsionit, Naço:<br />Konfiskim pasurive të abuzuesve
TIRANE- Bashkimi Europian ka theksuar dhe njëherë nëpërmjet ambasadorit Ettore Sequi se “Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një ndër prioritet që Shqipëria duhet të plotësojë në rrugën e saj drejt integrimit europian”.
 
Sipas ambasadorit të BE-së Sequi, nuk ka aspak rëndësi se cila është pozita shoqërore e një personi që shkel ligjin, qoftë gjykatës apo futbollist çdokush që abuzon me postin duhet të marrë dënimin e merituar.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është prioritet dhe ne jemi tepër të qartë në këtë aspekt, nëpërmjet deklaratave që ne shkruajmë në progres raporte apo deklarata publike dhe asistencat financiare. Sa i takon luftës kundër korrupsionit gjithmonë kemi kërkuar të ketë një historik të fortë dhe të qartë të ndjekjes penale.Çdo person që hetohet të çohet në gjykatë dhe pastaj dënohet. Kjo është e rëndësishme. Nuk ka rëndësi nëse është gjyqtar apo futbollist. Në progres raportin e kaluar por dhe në progres raportin që do bëjmë publik javët e ardhshme do ta kuptoni që ne jemi shumë të qëndrueshëm dhe konsistent në kërkesën për luftën e korrupsionit dhe krimit”, deklaroi Ambasadori i BE-së Ettore Sequi.
 
Ndërsa ministri Naço u shpreh se ministria e drejtuar prej tij, po përgatit një paketë reformash ku korrupsioni pritet të klasifikohet si krim i rëndë e për çdo zyrtar të korruptuar të konfiskohen dhe pasuritë e vëna me të padrejtë.

“Shqipëria ka nevojë për kontributin e të gjithëve. Në faqen online kemi menduar si pjesë e strategjisë të jetë denoncimi që do të bëhet nga secili. Po kështu do realizohet paketa antikorrupsion, që nuk ka të bëjë vetëm me gjyqtarët. Do të kalojmë në një shkallë më tej duke përmirësuar ligjin duke i marrë pasuritë që sot nuk ia merr dot”, tha Naço.
 
Interesimit të medias në lidhje me propozimin e kreut të KLD-së njëherazi dhe President i Republikës z.Bujar Nishani për shkrirjen e inspektoratit që kontrollon gjyqësorin në varësi të drejtësisë, Naço u përgjigj se “KLD më parë duhet të kapë ritmin e reformave pasi ka mbetur në vlerësimet e vitit 2005-2006 për gjykatësit”.
 
Gjithashtu në takim ambasadori Sequi njoftoi edhe disa paketë-projekte me vlerë disa milionë euro që BE ka në plan të zbatojë në Shqipëri, sa i takon fushës së drejtësisë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania