Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ka prezantuar projektin e infrastrukturës kombëtare të metrologjisë dhe arritja e njohjes ndërkombëtare të financuar nga BE. I pranishëm në Ambasadori i BE-së Ettore Sequi vlerësoi këtë projekt binjakëzimi si temë të rëndësishme për biznesin dhe konsumatorin për faktin e thjeshtë se matësi është i pranishëm kudo. Ai gjithashtu tha se BE mbetet e angazhuar për mbështetjen ndaj Shqipërisë.
“Jam i lumtur që jam këtu për të përfunduar këtë lloj projekti binjakëzimi në infrastrukturën kombëtare të metrologjisë dhe arritjen e njohjes ndërkombëtare kjo është një temë e rëndësishme për biznesin dhe konsumatorin, sepse matësi është i pranishëm kudo. Komisioni Europian ka si detyrë përmirësimin e sistemit të metrologjisë. Për Shqipërinë nevojitet progres në përafrimin e ligjeve të metrologjisë”, tha Sequi.
Ndërsa Ministri i Ekonomisë dhe energjetikës Florion Mima përshëndet këtë aktivitet që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Metrologjisë, duke theksuar se metrologjia jeton në jetën e çdo qytetari shqiptar dhe se ministria e Ekonomisë luan një rol kyç në mbrojtjen e konsumatorëve.
Gjatë aktivitetit është prezantuar edhe botimi i tretë i manualit praktik të metrologjisë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com