Ambasadori I BE në Tiranë, pohoi se mazharonca dhe opozita duhet të bashkëpunojnë për përmbushjen e reformës.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi deklaroi sot duke i rikujtuar dhe njëherë politikës shqiptare, se tashmë jemi pranë limitit kohor për Refomën Zgjedhore. Deklaratën Sequi, e ka bërë nga Shkodra, gjatë një inspektimi në pedonalen e gjuadolit. Ambasadroi I BE në Tiranë, uroj që që të ketë një bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës. Sequi theksoi se marrja e statusit të vendit kandidat varet nga Shqipëria, prandaj nuk duhet shpenzuar shumë kohë, duke nënvizuar se nëse ekziston vullneti i klasës politike, 12 rekomandimet e BE mund të përmbushen deri në nëntor.
Inspektimi në pedonalen e gjuadolit
Gjatë inspektimit në punimet në pedonalen e gjuadolit në Shkodër, një investim I Bashkimit Europian, Sequi theksoi se, një nga qëllimet e Bashkimit europian është edhe promovimi i vlerave kulturore, për këtë qëllim BE ka investuar në këtë projekt të rëndësishëm për qytetin e Shkodrës. Nga ana tjetër, Ministri I Kulturës Rinisë dhe sporteve, pohoi se ky investim luan një rol të madh në rritjen e numrit të turistëve të huaj në këtë qytet. Projekti i rikonstruksionit të rrugës "Gjuadol" me një vlerë prej 1.2 milion eurosh investim i përbashkët në mes BE- së dhe qeverisë Shqiptare.
(b.d/shqiptarja.com)