Sequi: Presidenti i ri
të dalë nga konsesusi

Sequi: Presidenti i ri<br />të dalë nga konsesusi
TIRANË - Shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë Ettore Sequi deklaroi se Presidenti duhet të zgjidhet në mënyrën e duhur dhe gjithëpërfshirëse.
Ai është pyetur nga gazetarët lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të shtetit shqiptar, proces i cili ndonëse zyrtarizohet në muajin korrik, prej muajsh po shkakton debate në politikën shqiptare. Pas një tryeze për arsimin në kryeqytet, diplomati më i lartë i Brukselit në Tiranë tha
se pret dhe uron që procesi të jetë në rrugën e duhur.
"Unë kam besim se presidenti do të zgjidhet në mënyrë gjithëpërfshirëse, siç e kam thënë gjithmonë. Dhe kam besim se partitë politike do të merren me këtë çështje, si dhe me çështje të tjera në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe konstruktive", tha ai.



INTEGRIMI
Ambasadori Sequi ka komentuar edhe çështjen e integrimit dhe nëse do ta marrë apo jo statusin kandidat Shqipëria në këtë vit.
"Procesi i integrimit dhe marrja e statusit të vendit kandidat është një proces i bazuar në meritë. Ne jemi këtu për të ndihmuar, por është në dorën e tuaj, në dorën e Shqipërisë të bëjë atë që është e nevojshme për të marrë statusin e vendit kandidat, duke filluar nga zbatimi i 12 prioriteteve…Unë shpresoj që ju do ta merrni statusin këtë vit, kjo është dëshira ime, por kjo është përgjegjësia juaj", deklaroi Sequi.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!