Sequi:Sfidë korrupsioni, Tahiri:
Do punojmë me SHISH e Llallën

Sequi:Sfidë korrupsioni, Tahiri:<br />Do punojmë me SHISH e Llallën
TIRANE-  Ambasadori i BE-së Ettore Sequi ishte sot paradite në një takim me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri ku vuri në dukje se lufta ndaj krimit dhe korrupsionit është një nga prioritetet për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe për të cilën BE ka thënë "3 milionë euro."

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se i kishte siguruar ambasadorit të BE-së vullnetin e tij për të çmontuar korrupsionin dhe në kuadër të kësaj do të forcojë bashkëpunimin me Prokurorinë dhe Shërbimin Informativ Shtetëror.

"Në luftën kundër krimit dhe në rrugën tonë të hekurt për të çmontuar korrupsionin e sigurova për vullnetin tonë për bashkëpunimin me prokurorinë dhe SHISH përsa kohë e vlerësojmë këtë bashkëpunim si parakusht për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. "- thaTahiri në një prononcim për median menjëherë pas takimit që u zhvillua në Ministrinë e Brendshme

Nga ana e tij Sequi vlerësoi se Tahiri ka përpara një sfidë të madhe por garantoi se vetë ministri por dhe Ministria e Brendshme ka mbështetjen e Bashkimit Europian me fonde e projekte të reja në ndihmë të luftës kundër krimit e korrupsionit. 

"Ministria e Brendshme luan një rol të rëndësishëm për integrimin në BE dhe mes tyre është lufta ndaj krimit dhe korrupsionit. Diskutuam edhe një çështje tjetër për bashkëpunimin e institucioneve në Shqipëri me ato europiane që luajnë një rol në luftën ndaj krimit dhe në veçanti për t'i bërë hetimet më efikase që siç e dini edhe ju është një nga pikat e raportit të integrimit.  E sigurova ministrin për mbështjen e plotë dhe të fortë jo vetëm atij por edhe ministrisë së Brendshme.
Në fakt ne diskutuam edhe një sërë projektesh që dëshirojmë të vihen në zbatim e disa prej tyre janë"- tha Sequi duke shtuar se në ditët në vijim do të lancohet  projekti PAMECA- 4 , një investim prej 4 milionë euro. Sequi premtoi dhe ndihmë në ndërtimin e pikave të kalimit kufitarë në Morinë dhe të Hanit të Hotit dhe RENEA-n.

 "Dëshiroj ti uroj sinqerisht ministrit punë të mbarë pasi ka shumë punë për të bërë.  Mendoj se sot kjo është dita ku kemi në fokus punën e ministrisë në sfidat e mëdha dhe ndryshimet e rëndësishme në ministri dhe më besoni kur them se ministri Tahiri ka një sfidë të madhe përpara."-mbylli Sequi fjalën e tij.

E sigurova për vullnetin tonë për bashkëpunimin me prokurorinë dhe shish përsa kohë e vlerësojmë këtë bashkëpunim si parakusht për lkuftën ndja krimit dhe korrupsionit. Tahiri foli për "një bashkëpunim që të na lejojë të luftojmë dhe të hetojmë sa më mirë krimin". Ai falenderoi ambasadorin e BE-së Sequi për ndihmën e tij.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania