Sequi takon Ramën për zgjedhjen
e Presidentit të ri: Ja qëndrimi i PS

Sequi takon Ramën për zgjedhjen <br />e Presidentit të ri: Ja qëndrimi i PS
TIRANE- Afrimi i datës kur çelen zyrtarisht procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, ka shpeshtuar kontaktet mes aktorëve politikë në vend dhe ka shtuar lëvizjet e ambasadorëve kryesorë në Tiranë.

Shefi i delegacionit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, takoi në mesditë përmbi 1 orë liderin e opozitës Edi Rama. Mësohet se biseda u ndal në çështjen e përzgjedhjes së kryetarit të ri të shtetit dhe konsensusit mes palëve që duhet arritur për këtë proces. Mësohet se kreu socialist Edi Rama parashtroi qëndrimin e të majtëve në këtë proces, që kalon përmes konsultimesh paraprake mes gjithë liderëve të partive parlamentare. Shefi i opozitës ka ftuar madje përmes një letre publike 5 krerët e këtyre forcave të ulen në tryezë. Por kryeministri Berisha ka lënë të kuptohet se tryeza mund të mbahet vetëm kur Parlamenti të jetë brenda periudhës së zgjedhjes së Presidentit, periudhë që korrespondon pas datës 24 maj. Datë e cila dhe kjo përkon me kongresin e Përmetit që solli dhe ndarjen e shqiptarëve që gjatë luftës.

Aktualisht është vetëofruar si kandidat për President vetëm ish-kryetari socialist Fatos Nano, i cili duket më aktivi në këtë fushatë. Ai ka takuar Edi Ramën, Ilir Metën, Vangjel Dulen dhe Shpëtim Idrizin, në përpjekje për t'i bindur ta mbështesin me votë. Prite takimi dhe me Berishën dhe Mediun. PAD propozoi Neritan Cekën, ndërsa Aleanca Demokristiane, Jozefina Topallin. Por ende mungon kandidatura zyrtare e demokratëve, veç deklarimit të Berishës se do të jetë një nga figurat kryesore drejtuese të partisë.
(sg/jk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Armëpushimi në  Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00

Media: Armëpushimi në Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00