/ATSH/- Prodhimi në sera është shndërruar në një nga mënyrat kryesore të prodhimit të perimeve në vendin tonë.
Nëpërmjet kultivimit në sera mundësohet prodhimi jashtë sezonit, si herët në pranverë, ashtu edhe vonë në vjeshtë, duke siguruar një prodhim gjithëvjetor të prodhimeve bujqësore vendore. Enver Ferizaj, përfaqësues i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar thotë se,"fermerët nga viti në vit po rrisin interesin për kultivimin e perimeve në sera.
Duke e parë këtë aktivitet si mjaft fitimprurës për ekonomitë e tyre, jo vetëm nga shitja në tregun vendas por mbi të gjitha nga rritja e eksporteve". Ferizaj thotë se, një nxitje të madhe lulëzimit të këtij aktiviteti i ka dhënë edhe mbështetja e ministrisë së Bujqësisë, e cila aplikon subvencione në shumën 100 mijë lekë të reja për çdo dynym të mbjellë me sera.
"Kjo nismë do të inkurajoj fermerët për të shtuar sipërfaqet e mbjella me sera " thotë Ferizaj. Nga ana tjetër, duket se sfidat e dikasterit të Bujqësisë, që bujqësia shqiptare të plotësojë nevojat e tregut si dhe të shtojë eksportet gjatë 2015, gjejnë mbështetje në rritjen e sipërfaqeve të mbjellë me sera. Sipas statistikave të MB, aktualisht në vendin tonë numërohen rreth 1000 ha sipërfaqe sera, prej të cilave më shumë janë me ngrohje diellore e më pak me ngrohje me karburant, e më pas vijnë ato me xham e plasmas.
Perimet e prodhuara në vend zenë peshën kryesore në tregun vendas, me pothuaj dy herë më shumë krahasuar me ato që vijnë nga importi. Në muajin gusht 2014 u tregtuan rreth 2000 tonë fruta-perime të prodhuara në zona dhe rrethe të ndryshme të vendit dhe rreth 1100 tonë të importit. I njëjti raport paraqitet edhe në treguesit e muajit shtator prodhimet e tregtuara në tregun e shumicës, ku përfshihen disa lloje të frutave e perimeve të prodhuara në vend, siç janë domatet e Vlorës e të Lushnjes, kungujve etj.
Ky raport, ka ndikuar edhe në grafikun e çmimeve, i cili në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, paraqitet me një rënie prej rreth 2-3 për qind. Kjo rënie, reflektohet në një gamë të gjerë të fruta perimeve, duke përfshirë domatet, patatet, karrotat, kastravecat
/Shqiptarja.com