Serbët bllokojnë makinat e EULEX
e policisë së Kosovës në veri

Serbët bllokojnë makinat e EULEX<br />e policisë së Kosovës në veri
TIRANE-  Mbetet e tensionuar situata në veri të Kosovës ku serbët që banojnë atje mbajnë të bllokuar rrugët për të penguar kalimin drejt pikave doganore kufitare me Serbinë. Zëdhënësi i policisë së Mitrovicës, Besim Hoti në një intervistë telefonike për TV A1 REPORT informoi sot në mëngjes se serbët kanë bllokuar rrugët në Leposaviç dhe Zubin Potok.

“Protestuesit kanë bllokuar punonjësit të lëvizin në kufi. Ata kanë bllokuar rrugët në Leposaviç dhe Zubin Potok. Serbët janë kundër zbatimit të marrëveshjes për doganat”- tha Besim Hoti.

E bllokuar është dhe rruga që të con në pikën kufitare të Bërnjakës. Serbët e Kosovës thonë se nuk lejojnë vetëm kalimin e automjeteve që transportojnë mallra nga Kosova dhe zyrtarë të policisë kufitare.

”Ata kanë parkuar kamionë dhe makinë në të dy anënt e rrugës madje as EULEX dhe policia e Kosovës sot në mëngjes nuk është lejuar të kalojë”- vazhdoi Besim Hoti në intervistën telefonike për TV A1 REPORT.

Bllokimi i rrugëve vazhdon që prej ditës së djeshme kur serbët bllokuan rrugën për në Jarinje, në Rudare të Zveçanit. Ata vendosën blloqe të rënda betoni në rrugë, në formë zik-zake, duke bllokuar të gjitha veturat që kalojnë andej dhe duke i kontrolluar ato dhe pasagjerët.

Sipas agjencisë së lajmeve Tanjug, qytetarët nuk lejojnin përfaqësuesit e institucioneve kosovare të kalojnë në veri për të vendosur kufirin.

Edhe rruga nacionale Mitrovicë-Zubin Potok që të çon në vendkalimin kufitar në Bërnjak është bllokuar prej ditësh së djeshme.


Në anën tjetër, udhëheqës të komunave veriore të Kosovës, në një takim të mbajtur dje kanë vendosur që ta organizojnë një miting protestues në sheshin “Shumadia”, në veri të Mitrovicës, të mërkurën me 30 janar.

Përmes këtij mitingu protest pritet t’i dërgohet një mesazh ndërkombëtarëve që të përkrahin vullnetin e popullit të shprehur vitin e kaluar nëpërmes të referendumit “se ata nuk duam të jetojmë në Kosovën e pavarur”

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve