Serbët bllokojnë rrugët në veri

Serbët bllokojnë rrugët në veri
Serbët kanë bllokuar rrugën për në Jarinje, në Rudare të Zveçanit, për të penguar kalimin për atje të doganierëve dhe policëve kosovarë. Ata kanë vendosur blloqe të rënda betoni në rrugë, në formë zik-zake, duke detyruar kështu që të ndalojnë të gjitha veturat që kalojnë andej dhe duke i kontrolluar ato dhe pasagjerët.

Sipas agjencisë së lajmeve Tanjug, qytetarët nuk do të lejojnë që përfaqësuesit e institucioneve kosovare të kalojnë në veri për të vendosur kufirin.

Po ashtu edhe rruga nacionale Mitrovicë-Zubin Potok që çon në vendkalimin kufitar në Bërnjak është bllokuar.

Bllokadën e rrugës për në Jarinje, në Rudare të Zveçanit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Në anën tjetër, udhëheqës të komunave veriore të Kosovës, në një takim të mbajtur sot kanë vendosur që ta organizojnë një miting protestues në sheshin “Shumadia”, në veri të Mitrovicës, të mërkurën me 30 janar.

Në këtë miting të madh protestues-thuhet në një deklaratë për mediat- qytetarët do të shprehin qëndrimet e tyre lidhur me ngjarjet më të reja në Kosovës dhe rreth Kosovës.

Përmes këtij mitingu protest pritet ti dërgohet një mesazh ndërkombëtarëve që të përkrahin vullnetin e popullit të shprehur vitin e kaluar nëpërmes të referendumit “se ata nuk duam të jetojmë në Kosovën e pavarur”

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit