Serbët bllokojnë zonën neutrale në Jarinje

Serbët bllokojnë zonën neutrale në Jarinje
Dhjetë kamionë transportues janë parkuar sot në zonën neutrale midis pikëkalimit kufitar në Jarinje në veri të Kosovës dhe pjesës serbe. 
Ata janë parkuar në njërin shirit të rrugës dykahëshe në rrugën magjistrale Rashkë-Leposaviq, ku, siç raportojnë mediet serbe, serbët janë duke kujdestaruar natë e ditë dhe duke penguar lëvizjen e mjeteve transportuese me mall komercial, të cilat provojnë të kalojnë legalisht nëpër pikën kufitare, transmeton Kosovapress.

Në këtë rrugë magjistrale, serbët kujdestarojnë edhe në Leposaviq, megjithatë atje nuk ka barrikadë, por janë aty, siç kanë deklaruar të kontrollojnë që në veri të mos mund të arrijnë policët dhe doganierët e Kosovës.

Serbët, në zonën neutrale kanë vënë barrikadë për mjetet transportuese në fund të muajit të kaluar, të pakënaqur me lëvizjen e mjeteve transportuese të cilat transportonin mall komercial, duke përdorur pikëkalimet legale kufitare, akt ky që sipas barrikaduesve paraqet instalim dhe njohje të institucioneve të Kosovës.

I ashtuquajturi kryetar i Leposaviqit, Dragisha Vasiq ka thënë më parë që qytetarët në këtë mënyrë tregojnë mospajtim ndaj qëllimeve të Prishtinës që të integrojnë veriun e Kosovës dhe me këtë ta përmbyllin pavarësinë e tyre. Në anën tjetër KFOR-i ka bllokuar rrugët alternative për mjetet transportuese.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë