Serbët e Preshevës: Të regjistrohen
urgjent shqiptarët, ata janë më pak

Serbët e Preshevës: Të regjistrohen<br />urgjent shqiptarët, ata janë më pak
PRESHEVË - Një regjistrim urgjent i popullsisë në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës - është kërkesa e shumë shoqatave të serbëve, që jetojnë në Luginën e Preshevës, të cilët kërkojnë nga shteti, që të dihet numri i saktë i shqiptarëve që jetojnë në jug të Serbisë, shkruan portali Presheva Jonë.
 
Ata presin që shteti të rregullojë listat zgjedhore, pasi, siç thonë ata, ka plot falsifikime të emrave dhe personave që nuk ekzistojnë fare.  Serbët e Bujanocit thonë se me lojën e numrit të banorëve po bëhet një politikë diskriminuese, pasi, sipas tyre, ata në shtetin e tyre amë janë bërë qytetarë të dorës së dytë.
 
Përfaqësuesit e shoqatave serbe në Bujanoc kundërshtojnë rreptësisht, që numri i banorëve në jug të Serbisë të bëhet në bazë të vlerësimeve si në të kaluarën. Ata thonë se numri i banorëve shqiptarë, që jetojnë në Serbi është shumë më i vogël se sa paraqitet në publik.

"Informacionet tona flasin se në komunën e Bujanocit jetojnë më pak se 12.000 shqiptarë, çka është dy herë më pak se numri i vitit 2002" ka thënë Aleksandar Popoviç, nënkryetar i Këshillit kombëtar serb në Bujanoc.
 
"Të dhënat, të cilat i merr shteti si zyrtare, janë të falsifikuara dhe nuk paraqesin gjendjen reale. Ekzistojnë disa dhjetëra fshatra shqiptare, të cilat vlerësohen se kanë nga 3500 banorë, të cilat sot - ato janë pothuajse boshe", ka thënë ai.
 
Popoviç ka thënë se momentalisht askush në Bujanoc nuk e di saktë se sa qytetarë kanë të drejtë vote në këtë komunë. Keqpërdorimi me votuesit ka bërë që pushteti lokal të jetë në duart e shqiptarëve.
 
Hapi i dytë pas regjistrimit të popullsisë është, që të rishikohet lista zgjedhore me gjendjen në terren. Në lista ka mbi 2000 emra shqiptarë, që nuk kanë numër personal, as nuk jetojnë në Serbi. Ndër votuesit, më shumë se dhjetëra kanë më shumë se 100 vjet. Këta emra janë shkruar në vitin 2001 dhe 2002.
 
Serbët janë të zemëruar me shtetin, pasi e gjithë vëmendja i kushtohet shqiptarëve dhe i mbyll sytë para problemeve të tyre.
 
"Pothuajse e tërë qeverisja në Bujanoc dhe Preshevë është në duart e shqiptarëve", ka thënë kryetari i këshillit për të drejtat e njeriut në Bujanoc, Svetislav Veliçkoviç.
 
"Në listat zgjedhore nuk punon asnjë serb. Shumica e investimeve dhe ndihmave shtetërore përfundon në fshatrat shqiptare dhe vetëm shqiptarët punësohen në vetëqeverisjen lokale dhe ndërmarrjet publike. Andaj edhe ne frikësohemi se mund të ndodhë shpërngulja masive e banorëve serbë".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'