Serbët e veriut akuzojnë Stefanovic 
për ‘tradhëti kombëtare’

Serbët e veriut akuzojnë Stefanovic <br />për ‘tradhëti kombëtare’
KOSOVE- Liderët e serbëve të veriut në Kosovë lëshojnë kritika të ashpra kundër shefit të delegacionit serb në bisedimet me Serbinë, Borisllav Stefanovic, duke e akuzuar atë për ‘tradhëti kombëtare’ dhe se me heshtjen e tij ka pranuar pavarësinë e Kosovës. 

Marko Jakshic, një ndër liderët e serbëve të veriut, i ka hedhur poshtë pohimet e Stefanovic se “ata liderë serbë që mendojnë se procesi i bisedimeve me Prishtinën mund të fitojmë zgjidhjet, të cilat Serbia i ka pasur deri në vitin 1999, mashtrohen shumë”. “E dimë të gjithë se gjendja nuk mund të kthehet sikur në vitin 1999, por natyrisht, nuk guxojmë as që me veprime të heshtura ta pranojmë shtetin e Kosovës. Ndërkaq pikërisht këtë e ka bërë Borko Stefanovic”, shprehet lideri i serbëve të Kosovës Marko Jakshic. Sipas tij për gjendjen në veri nuk mund të akuzohen liderët serbë të kësaj pjese të vendit, por vet Qeveria e e deritanishme e Serbisë.

Ndërkaq Milan Ivanovic, drejtues i Këshillit Kombëtar Serb thotë se Stefanoviq, nuk ka asnjë bazë për akuzat të cilat ua drejton liderëve serbë të veriut të Kosovës. “Nuk ka bazë për akuza të tilla. Diçka e tillë është tentim i vjetër i krerëve shqiptarë, që ta shfaqin veriun e Kosovës si mjedis kriminal. Stefanoviqi, po tenton që me këtë formë, si një jehonë e deklaratave të shqiptarëve të baltosë serbët”. Ai sillet si një ‘tip’ në politikë dhe po tenton t’i akuzojë ata që po luftojnë për ruajtjen e Kosovës dhe të cilët me të drejtë e thonë se politika e tij ka qenë kundër-serbe dhe kundër- kushtetuese”, thotë Ivanovic.

Sidoqoftë, të dy këta liderë serbë të veriut vlerësojnë se nuk do te pranohen prej tyre marrëveshjet e arritura ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, përderisa Gjykata Kushtetuese e Serbisë nuk i shpall ato si marrëveshje të vlefshme, që nuk e cenojnë Kushtetutën serbe. 
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza