Serbët frikë nga Haradinaj: Do jetë
problem nëse zgjidhet Kryeministë

Serbët frikë nga Haradinaj: Do jetë<br />problem nëse zgjidhet Kryeministë
Serbët i druhen një zgjedhje të mundshme të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj Kryeministër të Kosovës.
 
“Nëse Ramush Haradinaj do të bëhet Kryeministër i Kosovës pas zgjedhjeve më 11 qershor, kjo do të shkaktonte vështirësi dhe problem në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës”.
 
Kështu ka thënë sot ministri i Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviç, raportojnë mediat serbe.
 
Ajo më tej shtoi se Serbia është e angazhuar për paqen dhe stabilitetin, dhe do të vazhdojë për të përmirësuar përmes një procesi të dialogut dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.
 
E ndërkohë koalicioni PDK-LDK-NISMA kanë vendosur që Ramush Haradinaj, të jetë kandidat për kryeministër.
 
Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 11 qershor. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, pritet të garojnë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani