Serbët: Gruaja e Tony Blair dha 360
mijë euro për lirimin e Haradinajt

Serbët: Gruaja e Tony Blair dha 360<br />mijë euro për lirimin e Haradinajt
Serbët ende nuk e kanë kapërdirë lirimin e Ramush Haradinajt nga Gjykata franceze.
 
E përditshmja serbe, 'Politika' shkruan se për lirimin e Haradinajt nga Franca është përkujdesur zyra e gruas së ish- Kryeministrit të Britanisë Tony Blair, Cherie Blair.
 
Sipas Politika, Cherie Blair ka ndikim të madh tek bashkëshorti i saj ndërsa zyra e saj “Matriks Chambers” është prej më të njohurave në botë.
 
Ndërsa gazeta tjetër 'Kurir' shkruan se gruaja e Tony Blair, Cherie Blair ka paguar një shumë të majme parash për lirimin e Haradinajt.
 
Cherir Booth, gruaja e Tony Blairit, pagoi të paktën 360 mijë euro që procesi i lirimit të Haradinajt nga drejtësia franceze të kryhet me sukses”, thuhet në artikull.

Tony Blair

Faqja e pare e gazetes serbe

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët