PRISHTINE- Autoritetet serbe kanë shfaqur frikën se Gjykata e Hagës do të lirojë sot Ramush Haradinajan. Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi dje se një vendim i tillë do të ishte “poshtërues për viktimat”.
“Druaj se do të merret vendim për lirimin e tij. Me lirimin e Haradinajt do të konfirmohej se askush nuk është fajtor për serbët e vrarë”, ka thënë Vuçiq dje për mediat serbe, siç transmeton Evropa e Lire.
Sipas tij, “myslimanët e Bosnjës dhe serbët janë viktimat më të mëdha të luftërave në territorin e ish-Jugosllavisë”.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com