Serbët kërcënojnë edhe me fletushka

Serbët kërcënojnë edhe me fletushka
Organizata ultra-nacionaliste serbe Obraz (nderi) ka lënë fletushka në dyert e shqiptarëve në veri të Mitrovicës, tek Tre Rrokaqiejt, me logon e organizates dhe shkrimin "Ne po vijmë".

Banorët e paktë që kanë mbetur në këtë lagje thanë për shqiptarja.com se kjo nuk është hera e parë që kërcënohen me letra dhe shkrime të tilla antishqiptare. "Ata po vrasin, po montojnë bomba e lëre më të na kërcënojnë me letra" tha M.Begu.

Policia e Kosovës ka thënë se kjo ka shtuar pasigurinë tek shqiptarët, dhe rasti po hetohet. Zëdhënësi Besim Hoti ka thënë se po hetohet nëse ky ka qenë akt individual apo organizuar.
Obraz që në përkthim do të thotë "Fytyra" por që ka kuptimin e "nderit" serb, është një organizatë e ekstremit të djathtë që lufton për “Serbinë e Madhe dhe të pastër me krishterë Ortodoksë serb”. 

Përveç organizatave ultranacionaliste dhe të shpallura si ilegale edhe nga shteti serb “Obraz” (fytyra), “Srpski Cetnicki Pokret” (Lëvizja Çetnike Serbe), janë edhe disa grupe të tjera ekstremistësh,tifozë e Yllit të Kuq(crvena zvezda) siç janë “Delije” (Trimat) dhe ‘Grobari’ (Varrmihësit) e ekipit të Partizanit që mund të pritet që të rrisin aktivitetin e tyre në veri gjatë kësaj kohe.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi