Serbët kthejnë mbrapsht
automjetet e EULEX-it Mitrovicë

Serbët kthejnë mbrapsht <br />automjetet e EULEX-it Mitrovicë
Një grup serbësh ka sfiduar sërish të mërkurën institucionet e Republikës së Kosovës dhe ato ndërkombëtare, duke penguar doganierët dhe policët kufitarë që përmes rrugëve tokësore të lëvizin në pikat kufitare.

Ata kanë kthyer mbrapsht rreth mesditës automjetet e EULEX-it në fshatin Rudarë afër Zveqanit, përkatësisht në vendin ku është i vendosur kryqi, në të cilat ishin edhe doganierët kosovarë.

“Përkundër insistimeve të EULEX-it të cilat kanë zgjatur rreth dhjetë minuta për t’i bindur serbët që të mundësojnë lëvizjen e automjeteve të tyre në drejtim të Jarinjës, një gjë e tillë nuk është arritur”, kanë thënë burime të Kosovapress-it, duke shtuar se doganierët pastaj janë bartur me helikopterë në Jarinjë.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës