Forcat e KFOR-it janë duke zhvilluar sot operacionin për mbylljen e vendkalimeve ilegale në afërsi të Bërnjakut. Ky operacion, thonë zyrtarët e KFOR, ka për qëllim sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt, duke parandaluar kështu lëvizjet ilegale përgjatë vijës kufitare Kosovë-Serbi.
KFOR-i njofton se në vazhdën e këtij operacioni nuk është raportuar asnjë incident dhe se nuk mund t’i konfirmojë raportimet që flasin për lëndimet e marra nga një civil, kur trupat e KFOR-it kanë shtënë në ajër tre (3) plumba gome, në mënyrë që të mos i lënë protestuesit të hipin mbi automjetet e KFOR-it në TERMOHI, mirëpo mund të deklarojë që situata e përgjithshme mbetet e qetë.
"Ne inkurajojmë të gjitha palët t’i shmangen veprimeve të njëanshme, deklaratave nxitëse ose veprimeve të dhunshme", thuhet në komunikatën e KFOR.
Plagët sipas mediave serbe, thuhet se janë të lehta dhe se ata janë lëshuar në shtëpi pas ndihmës së parë që kanë marrë në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Ky vendkalim ilegal së shpejti do të jetë i pakalueshëm për shkak të barrierës fizike të vendosur nga KFOR-i, thuhet në komunikatë ku potencohet po ashtu se operacioni është në pajtueshmëri të plotë me kornizën e misionit paqeruajtës të NATO-s.
Sami Mehmeti zëdhënësi rajonal i Policisë për Mitrovicën konfirmoi për shqiptarja.com se vendosja e një pikë kontrolli në dalje të Zubin Potokut nga KFOR ka pasuar me protestën e serbëve lokal kundër vendosjes së këtij pikë kontrolli, ndërkaq në këto momente, sipas Mehmetit, serbët janë shpërndarë dhe nuk ka pasur incidente.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com