Serbët mbajnë të bllokuar
për dy orë rrugët në veri

Serbët mbajnë të bllokuar <br />për dy orë rrugët në veri
PRISHTINE-  Të gjitha rrugët në veri të Kosovës janë liruar pak para mesditës ndërsa protestuesit janë shpërndarë të qetë, bëri të ditur në një njoftim Policia e Kosovës. Protesta e serbëve në zonat në veri të Kosovës ka zgjatur rreth dy orë, ku grupime banorësh serbë orët e para të mëngjesit të sotëm bllokuan rrugët në veri të Mitrovicës, në Zubin Potok, Zvecan dhe Leposavic. Sipas policisë, bëhej fjalë për grupime me rreth 100 qytetarë serbë të cilët protestuan duke bllokuar rrugët pas vendimit një ditë më parë të ndërkombëtarëve që i dha fund pavaresisë së mbikqyrur të Kosovës. Serbët kundështojnë institucionet e Kosoves në veri të vendit.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës ishin prezent në të gjitha vendet e ngjarjes për të monitoruar veprimet gjatë kësaj proteste.
Veç bllokimit të rrugës nuk është regjistruar ndonjë incident tjetër, bën të ditur policia.
Sipas policisë, veç prezencës fizike të personave, nuk ka pasur tentativa për vendosje të barrikadave në rrugë
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’