Serbët në veri, gati për zgjedhje

Serbët në veri, gati për zgjedhje
Përfaqësuesit e serbëve të veriut janë bërë gati për t‘i mbajtur zgjedhjet lokale më 6 maj, pavarësisht thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare, por edhe të Qeverisë në Beograd që këto zgjedhje të mos mbahen, sepse janë jashtë Rezolutës 1244. Udhëheqësit ilegalë të veriut kanë konfirmuar për "Zërin " se janë bërë gati që më 6 maj të zhvillohen normalisht dhe pa asnjë pengesë zgjedhjet lokale.

Ndërsa ministri Bajram Rexhepi, ditë më parë kishte thënë se do të konfiskohet materiali zgjedhor në rast se zbulohet, ndërsa rikonfirmoi qëndrimin e qeverisë se nuk do të lejojë organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Mirëpo, ky kërcënim i Rexhepit nga serboveriorët konsiderohet si qesharak.

 “Është kërcënim qesharak i Rexhepit. Fillimisht, siç e kam thënë, po e them edhe sot që Rexhepi për t’i ndalur zgjedhjet fillimisht duhet të vijë tek ne, e siç e di edhe vetë ai, që tek lokaliteti ynë nuk mund të vijë.

Po ashtu ua bëj me dije se ne tashmë materialin zgjedhor e kemi të siguruar dhe jemi gati për zgjedhjet e 6 majit”, është shprehur për media serbe Marko Jakshiq, njëri prej udhëheqësve të të ashtuquajturit kuvend i komunave në veri. Kryetari paralel i komunës së Mitrovicës,
Kërstimir Pantiq, ka siguruar se zgjedhjet lokale serbe do të mbahen sidomos në komunën e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Shtërpcës.
Burimet e shqiptarja.com konfirmojnë se Këshilli Nacional Serb i veriut të Kosovës, ka dorëzuar listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale që do të mbahen në komunën e Zveçanit.

“Me këto zgjedhje do të tregojmë që jemi në kuadër të sistemit kushtetues të Serbisë. Moto e jonë në këto zgjedhje do të jetë ‘në shtetin tonë’, për të ruajtur tërësinë territoriale të Serbisë, të drejtat themelore të njeriut në kudër të institucioneve tona”, ka thënë Milan Ivanovic pas dorëzimit të listës së Kandidatëve në KKZ të Zvecanit, shkruan "Koha Ditore".

Lisat e KNS për veriut e Kosovës është lista e pestë që është dorëzuar për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 6 maj.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Zbulimi trupave të 6 pengjeve në Gaza, apeli i familjeve: Nesër grevë e përgjithshme

Zbulimi trupave të 6 pengjeve në Gaza, apeli i familjeve: Nesër grevë e përgjithshme