JARINJE- Qytetarë serbë kanë vendosur një barrikadë të re në afërsi të vendkalimit Jarinjë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mediat serbe bëjnë të ditur se qytetarët nuk lejojnë depërtimin e kamionëve me mallra në shenjë kundërshtimi ndaj zhdoganimit që u bëhet në terminalin doganor në pjesën jugore të Mitrovicës.

Mediat serbe citojnë banorët të kenë thënë se bllokada që kanë vënë do të vazhdojë derisa të ndërpritet zhdoganimi i mallit që vjen nga Serbia.

Jarina dhe Bërnjaku janë dy vendkalime kufitare në veri të Kosovës, ku ende nuk është funksionale shërbimi doganor.
(sg/shqiptarja.com)