Serbët paralajmërojnë të bllokojnë
sërish rrugët në veri të Kosovës

Serbët paralajmërojnë të bllokojnë <br />sërish rrugët në veri të Kosovës
Biznesmenë serbë nga veriu i Kosovës kanë paralajmëruar për të hënën të bllokojnë sërish rrugët në këtë pjesë të Kosovës, siç raportojnë mediat serbe, në shenjë të pakënaqësisë me marrëveshjen e Brukselin për doganat.

Sipas B92, vërejtja më e madhe kësaj marrëveshjeje i bëhet pjesës që ka të bëjë me mallrat me akcizë e cilat kalon nëpër kufirin verior Kosovë - Serbi.

Bllokimi është paralajmëruar të bëhet në Jarinjë dhe në Bërnjakë, në Zveçan në dy lokacione dhe në një lokacion në Mitrovicë, të hënën, të mërkurën dhe të premten prej orës 10 deri në orën 12.

Siç raporton B92, gjatë kohës së bllokimit të rrugëve në veri nuk do të punojnë as shitoret e ndryshme.

*Marrë nga Koha Ditore

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ