Në veri të Mitrovicës sot është protestuar kundër hapjes së zyrës civile administrative dhe shtrirjes së autoritetit të institucioneve të Kosovës në atë pjesë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Besim Hoti, tha se protesta ka përfunduar e qetë dhe se protestuesit serbë janë shpërndarë pa shkaktuar incidente.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi ka thënë se zyra nuk do të hapet sot, me gjithë paralajmërimet se hapja solemne do të bëhej më 9 korrik.
Ndërkaq, shefja e Zyrës administrative në veri të Mitrovicës, Adrijana Hoxhiç, ka theksuar se në njëfarë mënyrë, Zyra tashmë është duke funksionuar. Hoxhiq është emëruar si shefe e kësaj zyre më 20 qershor nga Qeveria e Kosovës.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com