Serbët protestuan në veri të Kosovës

Serbët protestuan në veri të Kosovës
Serbët e veriut të Kosovës mbajtën një protestë me sirena veturash në shenjë revolte ndaj rezultateve për zgjedhjet serbe të 6 majit.

Të organizuar nga Këshilli komunal i Partisë Përparimtare serbe (SNS), afro 50 automjete me targa serbe thuhet se u mblodhën duke vozitur, si shenjë proteste, nga Zveçani e deri te ura kryesore mbi lumen Ibër në Mitrovicë për t’u kthyer sërish në Zveçan.

Sipas zëdhënësit të Policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti,protesta ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident.

Rezultatet e Komisionit Zgjedhor Republikan parashohin mbajtjen e rundit të dytë të zgjedhjeve për president të Serbisë më 20 maj.

Për postin e presidentit pritet të garojnë ish-presidenti, Boris Tadiç, dhe konkurrenti i tij nga Partia Progresive Serbe, Tomislav Nikoliç.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA