MITROVICË – Serbët injorojnë lajmërimet e NATOS dhe kanë vendosur të rikthehen për të mbrojtur barrikadat në veri të Mitrovicës. Shtabi i Emergjencës në Veri të Mitrovicës ka vendosur sot të kthejë sërisht kujdestarinë në barrigada për të gjithë qytetarët. Sipas burimeve thuhet se shkaku është kërcënimi i sigurisë dhe i pronës në vend.
Sipas këtij vendimi, pjestarët e EULEX-it nuk do të lejohen që të lëvizin lirshëm në pjesën veriore të Mitrovicës, raporton Radio Europa e Lirë.
Në vendimet e shtabit theksohet se çdo përpjekje e dhunshme me qëllim për të kaluar përmes qytetit ose për të hequr barrikadat, do të konsiderohet si sulm i hapur. Ndërsa përgjegjësinë për pasojat e mundshme që do të mund të shkaktohen do të përgjigjen ata që fillojnë veprime të tilla.
Më tej në vendimet e këtij organi paralel deklarohet se ndalohet mbatja dhe përdorimi i armëve të zjarrit. Lidhur me rastet e rrezikut do të sinjalizohen me sirena, të cilat nënkuptojnë se dyqanet duhet të mbyllen menjëherë.
Ndërsa për qytetarët që do të punojnë në zyrën administrative të Qeverisë së Kosovës në veri thuhet se do të sanksionohen sipas ligjeve të Serbisë.
Vendimet e shtabit janë marrë pas situatës së rëndë të krijuar të premten e kaluar, ku u plagosën dy ushtarë të KFOR-it dhe tre serbë gjatë aksionit të Forcës Paqeruajtëse për heqjen e barrikadave në Rudarë.
(fj.di/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com