Serbët rrëfejnë takimin: Ashton
e Thaçi bënin shaka me ne!

Serbët rrëfejnë takimin: Ashton <br />e Thaçi bënin shaka me ne!
I shokuar me atë që ka ndodhur në Bruksel, një anëtar i ekipit negociator serb ka përshkruar rrjedhën e takimit të 2 prillit në mes kryeministrit Hashim Thaci dhe homologut të tij Ivica Daciç.

Situata nga ora në orë po bëhej më e mundimshme në zyrën ku po mbahej takimi “historik”, shkruan gazeta “Novosti” e Beogradit.

Hashim Thaçi qysh nga fillimi po mbronte me këmbëngulësi qëndrimin se Asociacioni i komunave serbe nuk mund të ketë kurrfarë kompetenca ekzekutive. Secili propozim serb hidhej poshtë menjëherë.

Harxhoheshin nervat dhe minutat. Në një moment zv/kryeministri Aleksandar Vuçiç, në një moment iu drejtua Thaçit, i cili insistonte në rregullimin kushtetues të Kosovës. “Ju po na flisni për respektimin e rajoneve tua, ndërsa nuk mund të shkelni në veri të Kosovës”.

Pas pauzës së parë, baronesha Catherin Ashton e informoi delegacionin e Serbisë se Prishtina “ka bërë një lëshim të madh”. Ky lëshim i Thaçit vetëm sa e thelloi edhe më tepër hendekun në mes palëve.

“Ata dëshironin që rajonit të veriut t’i bashkëngjitet jugu i Mitrovicës, Vushtrria dhe Skenderaj. Me këtë struktura etnike do të ndryshohej në favor të shqiptarëve dhe raporti do të ishte 65 me 35”, tregon njëri nga pjesëmarrësit e takimit.

“Jemi të gatshëm të bisedojmë edhe për demilitarizimin e këtij Asociacionit tuaj, por vetëm nëse për këtë merrni leje nga NATO”, u kishte thënë me cinizëm shefi i delegacionit të Prishtinës.

Kulmi i zhgënjimit për palën serbe ishte kur Ashton propozoi që të pranohet marrëveshja, e cila vetëm u ishte lexuar atyre. Në të thuhej se duhet të shpërbëheshin të gjitha institucionet e Serbisë në veri të Kosovës.

“Kompetencat në polici dhe drejtësi në të cilat insistonim pothuaj se nuk ishin përmendur. Evropa nuk na ofroi asgjë”, thotë ky anëtar i delegacionit.

I përballur me këtë propozim, Vuçiq kishte pyetur Ashton e Thaçin: “A po bëni shaka me ne?”

Këtu dialogu në mes Prishtinës e Beogradit i cili po zhvillohej në selinë e diplomacisë evropiane erdhi në teh të debatit të plotë.

Drama nuk përfundoi me kaq. Ajo vazhdoi edhe brenda delegacionit serb. Kur ata shkuan në të këshilloheshin në mes vete para se ta thonë fjalën përfundimtare, pasoi edhe një shok tjetër.

“Vuçiç i ofroi dorëheqjen kryeministrit Daçiq. Ai na tha se është i vetëdijshëm për rëndësinë që ka data për fillimin e dialogut me BE, por nuk është i gatshëm që të pranojë propozimin poshtërues për Serbinë, për të cilin dihet paraprakisht se nuk do të mund të zbatohet”

(Marrë nga Indeksonline)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset