Serbët janë irrituar me shqiptarët duke akuzuar për provokim, pasi në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë ata kanë valëvitur flamurin kuqezi në shtëpitë e tyre në komunat e Preshevës dhe të Bujanocit.
/Shqiptarja.com
Gazeta serbe ‘Blic’ shkruan se “Edhe së është i ndaluar me ligj, flamuri i Shqipërisë valëvitet në Preshevë dhe Bujanoc”. Pak ditë më parë në Luginë ishte edhe Presidenti Ilir Meta, i cili zhvilloi takime me shqiptarët.
dy.b/shqiptarja.com











