KOSOVE-Serbët vendosin tela me gjëmba afër barrikadës në Rudare, tek kthesa nga autostrada e Ibrit për në fshatrat Kelmend, Zhazhë dhe Boletin, të cilat janë të banuara me shqiptarë. Kjo ka ndodhur mbrëmë pas mesnate duke bërë kështu të pamundur qarkullimin e banorëve të këtyre fshatrave drejt qytetit të Mitrovicës.
Fatmir Kelmendi, përfaqësues i këtyre tri fshatrave, ka thënë për Kosovapress se këto veprime të strukturave ilegale serbe e kanë tensionuar shumë situatën.
“Kjo ka ndikuar shumë në tensionimin e situatës, meqë banorët e këtyre tri fshatrave e kanë arterie kryesore atë rrugë, e cila para dy vitesh ishte asfaltuar me mbështetje të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com