Ndonëse kanë kaluar gati 18 vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë, shteti serb vazhdon t’i ketë ‘halë në sy’, luftëtarët e Kosovës.
Së fundmi mediet serbe kanë nisur një fushatë në drejtim të deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, vëllai i Ramush Haradinaj.
Vetëm sot, disa media ruse dhe serbe kanë pasur shkrime të cilat e lidhin Daut Haradinajn me organizata terroriste si ‘Al-Qaida’ dhe ‘ISIS’.
Sipas tyre, është pikërisht Daut Haradinaj, personi i parë i cili do të gjykohet nga Gjykatës Speciale me seli në Holande.
“Bazuar në gjetjet e deritanishme, Daut Haradinaj do të akuzohet për krime si ish-pjesëtar i UÇK-së. Po ashtu, ai do të jap përgjigje edhe për lidhje me Shtetin Islamik të njohur si ISIS dhe Al-Qaeda”, shkruajnë mediat serbe.
Daut Haradinaj do të akuzohet për krimet e kryera në Glodjane në vitin 1998, kur një njësi që ai udhëhiqte si një nga komandantët e UÇK-së sulmoi një stacion policie dhe vrau policin Miodrag Otovic, me nënshtetësi serbe.
Përpos kësaj, grupi i Haradinajt është i dyshuar për frikësim dhe vrasjen e serbëve dhe shqiptarëve etnikë besnikë ndaj autoriteteve në qytete të afërta si Gjakova dhe në kampet e refugjatëve në Junik dhe Babolol, pothuajse në të njëjtën periudhë kohore.
Kujtojmë se dhe Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, edhe pse është shpallur dy herë i pafajshëm nga ana e instancave me të larta të drejtësisë ndërkombëtare, kjo duket se nuk i ka mjaftuar shtetit serb.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com