SERBI - Në 70-vjetorin e çlirimit të Novi-Sad protesta anti-fashiste janë organizuar në Novi Sad të Serbisë ku pas ndeshjes Serbi-Shqipëri u sulmuan bizneset e disa shqiptarëve. Protesta e tyre ka pasur në thelb dënimin e sulmeve të ndodhura në këtë zonë ndaj shqiptarëve.

 “Së fundmi fashizmi ka dalë nga faqet e gazetave, kokat e politikanëve të ndryhëm e më pas është hedhur në akte të dhunshme te fqinjët tanë”-shprehet një nga protestuesit, teksa sqaron mesazhin që ka në bluzë “Mos prek komshiun tim”.

proteste serbi
(Në foto: Protestues serb me mesazhin në bluzën e tij: Mos prek komshiun tim)
 
serbi novi sad
serbi novi sad
serbi novi sad

7 organizata të tjera në qytete të ndryshme të rajonit të Vojvodinës në Serbi janë organizuar në një marshim kundër sulmeve të furrave të shqiptarëve, duke u takuar në Novi Sad.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)