Serbët bllokojnë rrugën që të çon në Leposaviq, kundërshtojnë vendimin e autoriteteve për ndërtimin e pikës së re kufitare

Serbët bllokojnë rrugën që të çon në Leposaviq, kundërshtojnë vendimin e autoriteteve për ndërtimin e pikës së re kufitare

Banorët në Leposaviq

KOSOVË- Serbët lokalë kanë bllokuar rrugën që të dërgon në fshatin Dren të Leposaviq. Kjo vjen pasi policia e Kosovës ka nisur të ndërtojë një pike të re kufitare në këtë fshat. Muaj më parë, qeveria ka shpronësuar disa toka në veri të Kosovës, shkruan Insajderi.

Sipas mediave serbe, banorët e Drenës, afër Leposaviqit, janë të vendosur që të bllokojnë në çdo mënyrë për të anuluar, siç thonë ata, vendimin e kundërligjshëm të autoriteteve të Prishtinës për ndërtimin e një pike në fshatin Zaselje.

Ky është mesazhi që po dërgohet edhe sot nga qytetarët e mbledhur, të cilët që nga mëngjesi i djeshëm ndodhen në vendin ku makineritë e rënda të mekanizuara kanë nisur zgjerimin e rrugës, e cila është përgatitje për ndërtimin e pikës së policisë kufitare.

Efektivët ndodhen jo shumë larg qytetatarëve ndërkohë që makineritë kanë ndalur punën dhe të gjithë po presin vendimin e autoriteteve të Prishtinës.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale