Dhjetëra banorë të lagjes Borca në Beograd, dolën në protestë kundër bukëpjekësve shqiptarë këtë të shtunë. Ky incident u shënua për shkak të një fotoje që një nga bukpjekësit shqiptar kishte shpërndarë në rrjetet sociale ku shihej teksa bënte shqiponjën.

Sipas serbëve ata janë ndjerë të provokuar dhe kjo ka qënë arsyeja që kanë dalë në protestë dhe kanë bllokuar furrat e shqiptarëve. Protestuesit serb kanë mbajtur pankarta ku shihej Kosova nën hartën e Serbisë. Por jo vetëm kaq pasi ata kanë thirrur kore rraciste ndaj shqiptarëve madje kanë bërë edhe veprime denigruese.

“Sapo është bllokuar furra e shqiptarëve në Borçë, për të shkak të propagandimit të Shqipërisë së Madhe. Stop prodhimeve shqiptare në Serbi”, thuhet në tekstin e një përshkrimi në një faqe në Instagram, që ka postuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes. “Harmonia është disfatë e djallit”, thuhet më tej aty. Ky postim ka marrë dhjetëra mesazhe përkrahëse nga serbët e tjerë.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa fotografi dhe video nga kjo protestë, ndërsa brenda furrës është hedhur edhe një kokë derri e alkool si nënçmim ndaj shqiptarëve myslimanë.