BEOGRAD - Pavarësisht se ka kaluar mbi 1 muaj nga ndeshja Serbi-Shqipëri, mediat serbe vijojnë të raportojnë provokime. Rasti më i fundit i publikuar nga ana e gazete serbe Kurir ka lidhje me ndeshjen e Europa Ligë gjatë ndeshjes Tottenham-Partizani Beogradit  në stadiumin White Hart Lane.

Ndeshja mes Tottenham dhe Partizani Beograd nuk kaloi pa u shpalosur me rastin e Ditës së Flamurit edhe Flamuri Kombëtar.

Në stadiumin White Hart Lane të Londrës një grup tifozësh shqiptarë kanë mbajtur flamuj dhe kanë brohoritur me këngë patriotike kundër serbëve që ishin në fushë.

provokimi ne londer

Kurir shkruan se provokimi i shqiptarëve, ka sjellë irritimin e tifozëve të Partizanit të Beogradit, të cilët kanë brohoritur “Kosova është Serbi.”, Sipas kësaj gazete situata është qetësuar pas largimit pas rreth 10 minutash të flamurit të shqiptar.

Ky takim u ndërpre 3 herë, por shkaku nuk ishte shpalosja e flamurit shqiptar, por zbritja e tifozëve londinezë në fushë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)