Sipas këtij sondazhi, të cilit i referohet "Koha Ditore" në Kosovë kundër njohjes së Kosovës janë 74 për qind e serbëve, 18 për qind do ta njihnin, ndërsa të tjerët nuk kanë përcaktim sa i përket kësaj.
Partia Progresiste Serbe në zgjedhjet parlamentare që do të mbaheshin tashti, do të fitonte 38.6 për qind të votave, Partia Demokratike 15.2, Partia Socialiste 9.4, Partia Liberal-Demokrate e Çedomir Jovanoviçit 6.2 dhe Partia Demokratike e Serbisë (V.KOshtunica) 5.3 për qind.
Është interesante se pothuaj 37 për qind e votuesve sipas të gjitha gjasave nuk do të dilnin në votime.
Sa i përket politikanëve, më popullori është Aleksandar Vuçiq, të cilit i besojnë 42 për qind e qytetarëve, të cilin e pasojnë Tomisllav Nikoliq me 26 për qind mbështetje, Ivica Daçiq me 15, Boris Tadiq me 11 dhe Dragan Gjillas me 9 për qind të mbështetjes.
Në këtë sondazh nuk janë përfshirë serbët e Kosovës.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)