SERBI - Një dramë të vërtetë kanë përjetuar udhëtarët që fluturonin nga Frankfurti për në Beograd. Kjo pasi një shtetas amerikan me emrin Laken, me origjinë nga Jordania ka tentuar të hapë derën gjatë fluturimit me qëllim për të rrëzuar avionin.
 
Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi serb "Kurir". Në avionin "Luthansa" udhëtonin dhe lojtar të ekipit të hendbollit, Vojvodina.
 
"Laken kërkonte të hapte derën dhe të krijonte kaos. Gjatë gjithë kohës thoshte se i kishte ikur mendja dhe se donte që të gjithë të shkonin tek Allahu. Incidenti i evitua ndërsa lojtarët e Vojvodinës e qetësuan atë", tregon një burim për Kurir.
 
Amerikani me origjinë jordaneze pas uljes së avionit është shoqëruar në polici.