Ministri serb i Mbrojtjes Bratislav Gashic rrezikon postin për shkak të një komenti seksist që bëri në publik. Incidenti ndodhi gjatë një komunikate për media dhe një gazetare që merrte prononcimin e tij u përkul, në mënyrë që t’i lënte hapësirë kameramanit.
“Më pëlqejnë gazetaret që përkulen kollaj”, ka thënë Gashic, komenti i të cilit ka revoltuar Kryeministrin Aleksandër Vucic.
“Ne duhet të mbrojmë të gjitha gratë në Serbi, ky ishte një mesazh i keq për të gjitha femrat dhe kur mora detyrën si kryeministër thashë se Serbia do të jetë një shtet modern dhe i denjë. Një vend ku gratë nuk fyhen, ku nuk ka maskilizëm dhe fyerje seksiste”, u shpreh Vucic.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com