BEOGRAD- Në Serbi kanë nisur të thellohen mospajtimet midis Presidencës dhe Qeverisë. Presidenti Tomisllav Nikolië ka thënë se Serbia mund të ketë qeveri më të mirë dhe për këtë arsye ai angazhohet për zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend.
"Mendoj se zgjedhjet e reja do të përcaktonin një forcë shumë më të madhe të një partie politike, e cila do të jepte kryeministrin. Kjo qeveri ka qenë e imponuar”, ka thënë Nikoliç për mediat serbe.
Thuhet se mospajtimet Nikoliç-Daçic kanë dalë në sipërfaqe sidomos pas propozimit nga SHBA për dhënien e Çmimit Nobel baroneshës Catherine Ashton, kryeministrit Ivica Daçiç dhe kryeministrit Hashim Thaçi për arritjen e Marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 19 prill 2013.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com