SERBI - Një alarm u ngrit të premten pasdite në Beograd kur një makinë e drejtuar nga një person i panjohur u përplas me shpejtësi në një turmë infermierësh që po protestonin paqësisht jashtë një qendre të shëndetit mendor për tragjedinë në stacionin e trenit në Novi Sad.

Si pasojë e rrjedhës së çmendur të makinës, një grua ka mbetur e plagosur lehtë. Drejtuesi i mjetit u arrestua pak minuta më vonë.

Në të njëjtën kohë, shqetësues është fakti se ngjarja e sotme ishte incidenti i tretë i ngjashëm brenda pak javësh.

Protestat në Serbi për tragjedinë e Novi Sadi, ku mbetën të vdekur 15 persona pasi ra çatia e strehimores në një stacion treni, kanë nxitur një grupe të ndryshme të shfaqin irrtimin e tyre ndaj qeverisë.

Studentë nga Beogradi, së fundmi kanë ndërmarrë një marshim drejt Novi Sadit, duke bllokuar arterie të ndryshme të vendit. Këto protesta çuan në dorëheqjen e kryeministrit Vukcevic.


Lajmi kryesor:

Studentët protestues serbë vazhdojnë marshin drejt Novi Sadit, të shtunën bllokohen urat mbi Danub