/ATSH-AFP/ - Parlementi serb miratoi sot buxhetin e vitit 2015 duke parashikuar reduktimin e gjysmës së deficitit rekord prej tetë për qind të PBB-së regjistruar vitin e kaluar dhe në bazë të parashikimit nga qeveria për një rënie prej 0,5 për qind të rritjes ekonomike, në këtë vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Qeveria e kryeministri, Aleksandar Vuçiç ka parashikuar shpenzime prej 1 082 miliardë dinarë (8,8 miliardë euro) dhe të ardhura prej 924 miliardë dinarë (7,6 miliardë euro).
"Deficiti i parashikuar prej rreth 1,2 miliardë euro do të përbëjë rreth katër për qind të PBB-së", sipas parashikimeve të qeverisë.
Në fund të muajit nëntor. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i akordoi Serbisë një kredi rezervë prej rreth një miliardë eurosh, e para që prej vitit 2012, për të mbështetur një program për rimëkëmbjen ekonomike që përfshin një sërë masash shtrënguese.
/Shqiptarja.com