BEOGRAD, 12 dhjetor /ATSH-TANJUG/ - Kompania ajrore kombëtare serbe "Air Serbia" rifillon sot linjën ajrore Beograd-Zagreb, pas 23 vitesh ndërprerjeje.
"Air Serbia" do të ofrojë dy fluturime në ditë", njoftoi kompania.
Kjo linjë ka një histori të gjatë me shërbimin e parë të ofruar nga kompania "Aeroput", paraardhësi i komanisë shtetërore JAT (Jugoslavenska Aero Transport), në shkurt të vitit 1928.
JAT-i e rifilloi pas Luftës së Dytë Botërore, në prill 1947 deri në gusht të vitit 1991.
Shërbimi i ri drejt Zagrebit përbën një zhvillim domethënës dhe të mirëpritur për rrjetin në rritje të kësaj komapnie fluturimesh.
"Fluturimet do të plotësojnë kërkesat në rritje të biznesit mes dy kryeqyteteve duke i kursyer atij shumë kohë", deklaroi shefi ekzekutiv i kompanisë, Dane Kondiç./ a.jor.