BEOGRAD, 8 tetor /ATSH-AFP/ - Prokuroria serbe njoftoi sot se kishte akuzuar pesë persona për terrorizëm, për rekrutim të luftëtarëve të gatshëm për t'iu bashkuar radhëve të xhihadistëve në Siri dhe për financim dhe organizim të largimit të tyre në këtë vend.
"Pesë të dyshuarit u akuzuan për financimin e një aktiviteti terrorist si dhe trajnimin dhe rekrutimin e kandidatëve për të kryer akte terroriste", deklaroi prokurori, Miljko Radisavljevic, cituar në një komunikatë.
Sipas të njëjtit burim, ata kanë organizuar dhe financuar nisjen e shtetasve serbë si dhe shteasve nga vende të tjera, në kampet e trajnimit të terroristëve në Siri dhe më pas në zonat e konfliktit.
Tre nga pesë të dyshuarit ishin arrestuar që prej muajit mars, ndërkohë që dy të tjerët ishin arratisur.
Një prej të dyshuarve u akuzua për organizim të transportit të xhihadistëve nga Stambolli drejt kampeve të trajnimit në Siri.
Disa qindra myslimanë radikalë nga Ballkani luftojnë në radhët e xhihadistëve në Siri dhe në Irak, sipas informacioneve të autoriteteve lokale./
/ec/ a.jor.
/Shqiptarja.com